Filipce: Vaksinimi masiv do të fillojë me AstraZeneca ose me vaksinat kineze (VIDEO)


Vaksinimi masiv do të zhvillohet me vaksinën “Astra Zeneka” ose vaksinën kineze, ndërsa pritet të fillojë në fund të muajit mars ose në fillim të prillit. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, i cili paralajmëroi këtë, tha se nuk mund të jep datë të saktë për shkak të përvojës së deritanishme dhe se kjo do të dihet vetëm kur vaksinat do të arrijnë në vendin tonë. Ai vetëm ka siguruar se vaksinat që pritet të përdoren kundër korona virusit janë të sigurta dhe nuk ka vend për frikë ose dy*shime.

Venko Filipçe
“Vaksinimi masiv i popullsisë do të fillojë ose me vaksinën Astra Zeneka ose me vaksinat kineze. Ne çdo ditë jemi në komunikim. Vërtetë edhe prodhuesit ballafaqohen me sfida për ti dërguar vaksinat e nevojshme në mbarë botën. Kemi disa paralajmërime dhe ata paralajmërime janë për fundin e muajit ose javët e para të prillit, por përsëri, duke patur parasyshë përvojat e deritanishme, përvojat e shteteve të tjera, përvojën me sistemin Kovaks, të gjithë janë ballafaqur me këtë sfidë, atëherë kur të jemi të sigurt se kanë nisur vaksinat për vendin tonë, atëherë edhe ne do ta kumtojmë lajmin”.

Nga VMRO-DPMNE kanë ak*uzuar ministrin Venko Filipçe se ka dëshmuar në të gjithë betejën kundër pandemisë dhe së fundmie dhe në sigurimin e vaksinave, duke kujtuar se shtete shumë më të dobëta se Maqedonia e Veriut tanimë kanë filluar vaksinimin. Andaj ata kërkojnë dorëheqjen e Filipçes dhe Qeverisë dhe përgjegjësi për jetërat e humbura të pacientëve.

Marija Andonovska
“Vende si Gana dhe Uganda, tanimë po vaksinohen, ndërsa qytetarët tanë ende presin vaksina. A ke ndjenja Venko Filipçe, apo përgjegjësi kur e din se më shumë se 3000 qytetarë e kanë humbur jetën? Ky nuk është vetëm numër, nuk është vetëm statistikë, këta janë nënat e dikujt, vëllezërit, gratë, bashkëshortet dhe motrat e dikujt. Këta njerëz kanë mundur që të paktën gjysma të shpëtojnë, nëse ti Filipçe do të ndërmerje masa reale dhe në kohë reale, në vend që të humbish kohë në konferenca për shtyp”.

Opozita ka ak*uzuar kreun e shëndetësisë në vend se ka lënë pa mbrojtje edhe punonjësit shëndetësor të cilët rrez*ikojnë çdo ditë jetën e tyre duke lu*ftuar për të mbrojtur qytetarët e vendit në kushte të rënda dhe me mungesa të shumta.

Baby Boo