Filipçe: Transplantimi i tretë i zemrës në vendin tonë


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se në vend po vijon transplantimi i disa organeve nga një donator. Filipçe theksoi se tashmë janë realizuar transplantimet e dy veshkave ndërsa po vijon transplantimi i zemrës.

“Mëngjesin e sotëm në orën 6:33 filloi procesi për transplantimin e tretë të zemrës në historinë e vendit tonë. Dy pacientë do të bëjnë transplantim të veshkave. Mbrëmë vonë, së bashku me kolegët e mi, koordinatorin kombëtar për transplantim, Dr. Maja Mojsova Mijovska si dhe me ekipin e kardiokirurgëve prof. Dr. Sashko Jovev, akademik Zan Mitrev, Dr. Marjan Sokarovski, Dr. Vasil Papestiev, Dr. Tanja Angjusheva bëmë përgatitjet për transplantimin e zemrës dhe veshkave nga një dhurues i vdekur familja e të cilit pranoi të dhuronte organet e pacientit”, ka shkruar Filipçe.

Baby Boo