Filipçe: Ti je në pushime, por virusi nuk është!


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka porositur që të respektohen masat për mbrojtje nga koronavirusi gjatë kohës së qëndrimit në vende për pushime me mbajtje të maskës, distancës fizike dhe dezinfektimit të shpeshtë.

“Ti je në pushime, por virusi nuk është! Shmangu tubimeve në grupe të mëdha, mbaj maskë që të mbrojmë shëndetin tonë, por edhe shëndetin e të afërmve tanë. Të respektojmë masat për mbrojtje nga Kovid-19, pasi shëndeti publik është përgjegjësi e përbashkët”, ka shkruar Filipçe në profilin në Fejsbuk.

Baby Boo