Filipçe thotë se mund të mbahen darsmat edhe për pak kohë


Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi mbrëmë për Kanal5 se do të jetë një verë e qetë, pasi që fotografia epidemiologjike në Maqedoni është e mirë dhe nuk ka hapësirë për shqetësim tek qytetarët.

“Nuk ka rreziqe nga dasmat dhe koncertet, do të kemi verë të qetë. Andaj duhet të kemi durim. Andaj po veprojmë me heqjen graduale të masave kufizuese, por duhet të jemi të kujdesshëm, për shkak se ky virus është i paparashikueshëm. Ne me shumë kujdes po ndjekim situatën”, theksoi Filipçe.

Sipas tij, vaksina po mbron nga forma e rëndë e virusit dhe nga vdekja. Ai paralajmëroi se nëse vazhdon ky trend atëherë do të hiqet edhe ora policore, ndërsa pritet që këtë verë të ketë koncerte dhe ahengje familjare e dasma.

Baby Boo