Filipçe: Testet në ISHP janë miratuar nga OBSH-ja


Testet të cilat përdoren në Institutin për shëndet publik janë miratuar nga Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) dhe ka vetëm supozime pas sa kohe nga testimi për ata për të cilët merret rezultati pozitiv, pacienti mund të negativizohet duke pasur parasysh që nuk dihet sa kohë më parë ka qenë bartës i virusit.

Kjo është përgjigja e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp se cilave teste t’u besohet, duke pasur parasysh atë që testi i tij dhe i kryeministrit Oliver Spasovski janë negativë ndaj koronavirusit, por janë negativë edhe tre testet që i ka bërë kryetari i Komunës së Kumanovës në laboratore private, por ai dhe gjysma e Shtabit të krizës janë në karantinë sepse testi i parë ka qenë pozitiv.

“Në rastin konkret e dimë se dallimi mes dy testeve ka qenë diku 17 – 18 ditë, që me testin e tretë me plotësisht 10, është periudhë plotësisht e mjaftueshme që një pacient të negativizohet. Por, masat jepen që të implementohen dhe të respektohen. Ky është thelbi, pas çdo mase ka qëndrueshmëri mjekësore sepse ashtu duhet të jetë. Katërmbëdhjetë ditë zgjatë periudha e inkubimit. Unë personalisht nuk kam vendim për izolim, por rri 14 ditë për shkak se në cilën do periudhë nga ato 14 ditë dikush mund të tregojë se është pozitiv me virusin për shkak se zgjatë inkubimi”, sqaroi Filipçe.

Në atë kuptim, shtoi se konsideron që absolutisht secili duhet t’iu përmbahet masave për arsy

Baby Boo