Filipçe: Të respektojmë masat, vetëm së bashku mund ta fitojmë këtë betejë


Mënyra e vetme për të mbrojtur shëndetin tonë, por edhe shëndetin e të dashurve tanë është përmes respektimit të plotë të masave, përdorimi i detyrueshëm i maskës mbrojtëse, distanca fizike dhe larja e shpeshtë e duarve.

“Unë u bëj thirrje të gjithëve që t’i përmbahen këtyre tre rregullave që të mund ta kapërcejmë këtë situatë, këtë krizë shëndetësore të shkaktuar nga Covid-19. Respektimi i masave është kryesor në luftën kundër coronavirusit. Vetëm së bashku mund të kemi sukses në këtë betejë dhe vetëm së bashku mund të parandalojmë përhapjen e virusit. Kjo varet nga ne. Le të jemi qytetarë të përgjegjshëm dhe jo të grupohemi”, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Sa herë që dalim, le t’i përmbahemi masave, distancë prej dy metrash në hapësira publike të mbyllura dhe të hapura. Le të mos grupojmë më shumë se dy persona, ndërsa një grup prej dy personash nuk përfshin fëmijë nën 14 vjeç të atyre njerëzve. Është e detyrueshme të mbani maskë, shall në të gjitha hapësirat e mbyllura. Maska mbrojtëse mbahet edhe jashtë, kur nuk mundet të ruhet distanca e kërkuar prej 2 metrash.

Baby Boo