Filipçe: Të pavaksinuarit nuk do mund të hyjnë në stadiume, qendra tregtare


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se po mendohet që nga vjeshta eventualisht të vendosen masa restriktive për qytetarët të cilët nuk janë vaksinuar.

“Analizat tregojnë se personele shëndetësor është vaksinuar në përqindje të lartë. I presim rezultatet edhe nga fushëveprimi i vaksinimit nëpër çerdhe dhe shkolla. Jemi të vetëdijshëm se edhe përkrah asaj që jemi duke e bërë nuk do të rritet interesi, për këtë shkak jemi duke menduar për ndonjë formë të masave restriktive . Nuk mund të jetë vaksinimi i obligueshëm, fatkeqësisht. Askund në botë nuk është. Për këtë shkak duhet të mendojnë zgjidhje tjera alternative. Të merret pjesë në ndonjë organizim me pjesëmarrje masive, në ambient të mbyllur ose të hapur, stadiume, salla sportive, në kino ose në ngjarje kulturore me certifikatë dhe është e mundur që këtë ta propozojmë nga shtatori”, tha Filipçe.

Baby Boo