Filipçe: Spitalet janë të stërngarkuar, edhe sot ka shumë pacientë në gjendje kritike

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka thënë se spitalet janë të stërngarkuara si asnjëherë më parë, janë angazhuar reparte që deri tani nuk kanë pranuar pacient me kovid. Megjithatë, ai thotë se ka mjaftueshëm shtretër për të mjekuar pacientët.

“Mjekët po bëjnë gjithçka për pacientët, por një pjesë e tyre nuk po arrijnë të mbijetojnë. Ka pacientë që edhe sot janë në shumë gjendje të rëndë. Tek disa nga pacientët praktikisht nuk ka efekt. Edhe tek të rinjtë për disa orë avancon sëmundja. Edhe përkundër tërë terapisë të ndalohet sëmundja, ndonjëherë nuk ka sukses. Kur do të arrijnë vaksinat do të ulet mosha për vaksinim”, ka thënë Filipçe.