Filipçe: Situata me Covid-19 po stabilizohet, disa reparte spitalore do t’i kthehen normalitetit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas takimit me drejtorët e spitaleve dhe qendrave kovid ka shkruar se presioni në spitale është ulur dukshëm në krahasim me dy javët e fundit. transmeton Alsat. Ministri Filipçe apelon tek qztetarët që të kenë kujdes të shtuar periudhës në vijim.

Baby Boo

“Në krahasim me dy javët e kaluara, dukshëm është ulur presioni në lidhje me nevojën për të shtruar pacientë në spitale. Disa reparte do të lirohen nga detyrimi për të pranuar pacientë me Covid-19 dhe do t`i kthehen gjendjes normale. Megjithëse situata epidemiologjike dhe situata në spitale po stabilizohen, duhet bërë një kujdes ekstrem në ditëve në vijim. Bëj thirrje për respektim të mëtejshëm të masave, duke aplikuar disiplinë absolute në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e virusit”, ka shkruar ministri Filipçe.