Filipçe: Rreth njëqind persona tashmë janë izoluar, drejtoresha e Klinikës së lëkurës do të shkarkohet


Janë izoluar rreth njëqind persona, të cilët kanë marrë pjesë në simpoziumin gjatë fundjavës së kaluar, 64 të punësuar nga Klinika, rreth 24 pacientë, ky është numër plotësues i atyre që ishin paraprakisht. Njerëzit e tjerë të cilët ishin në izolim të cilët deri më tani nuk kanë simptome janë praktikisht bashkëudhëtarë të pacientes së parë, ata janë 12 njerëz dhe ata gjatë ditës së sotme apo nesër do të vizitohen, kontrollohen dhe do të konstatohet nëse duhet të testohen nga ana e epidemiologëve lokalë.

Këtë e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, i cili tha se kapacitetet e Klinikës për sëmundje infektive janë tërësisht të përgatitura, ku ka tetë bokse të izoluara në të cilët ka makina respiratore. Deri më tani asnjëri nga pacientët, theksoi, nuk ka gjendje të tillë shëndetësore, manifestim klinik që kërkon të vendoset në makinë respiratore.

Baby Boo