Filipçe: Qytetarët vetë duhet të jenë të vetëdijshëm se nuk duhet të grumbullohen


Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se nuk duhet të grumbullohen dhe të grupohen. Në tërë luftën, një segment është sistemi shëndetësor, segmenti tjetër janë inspektorët, por pjesa e tretë është vetëdija dhe ndërgjegjja e qytetarëve, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve para poliklinikës Bukuresht, Filipçe tha se nuk mund t’i kufizojnë tubimet nëpër shtëpitë sepse kjo është në kundër kushtetutës dhe prandaj në këtë rast është shumë me rëndësi vetëdijësimi i qytetarëve.

“Ndërhyjmë me ndalesa aty ku ligji na lejon dhe me rekomandime, atje ku ligji nuk na lejon. Ne provuam me ligj t’i ndalojmë tubimet dhe festimet familjare, por doli se kjo ishte antikushtetuese. Prandaj, duke respektuar integritetin në shtëpi në përputhje me Kushtetutën dhe duke mos qenë në gjendje të ndalojmë ato tubime, një pjesë e madhe e kësaj lufte i përket përgjegjësisë, vetëdijes dhe ndërgjegjes së qytetarëve. Duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo krizë duhet të tejkalohet, se ato nuk duhet të mblidhen dhe grupohen”, tha Filipçe pas ngjarjes në të cilën dy ambulanca u dhuruan nga Komercijalna Banka.

Masat e reja me të cilat do të kufizohej funksionimi i objekteve hotelierike deri në orën 18:00, sipas Filipçes, janë të mjaftueshme në periudhën para dhe pas Vitit të Ri. Masat aktuale, siç theksoi, po japin rezultate, siç dëshmohet nga stabilizimi i numrit të diagnostikuar rishtas dhe rënia e faktorit të bartjes në 0.95.

“Që do të thotë se këto masa japin rezultate, por megjithatë kemi frikë për shkak të atmosferës së Vitit të Ri dhe mundësisë për t’u grupuar njerëzit, ndërsa objektet hotelierike janë vendet ku bëhet kjo, situata epidemiologjike mund të përkeqësohet. mendojmë se kjo është e mjaftueshme sepse edhe masat aktuale po japin rezultat. Edhe pse japin rezultate, megjithatë situata është ende kritike, ka ende një numër të madh të pacientëve dhe nuk duhet të lejojmë asnjë relaksim. Japim ristrukturim shtesë që besojmë se tani është i mjaftueshëm”, theksoi Filipce, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Lidhur me situatën epidemiologjike, Filipçe informoi se po stabilizohet numri i pacientëve të rinj të diagnostikuar dhe se në periudhën e fundit ka një numër të barabartë të shtretërve të lirë spitalorë.

Baby Boo