Filipçe: Qytetarët të vaksinohen dhe të respektojnë masat


Ministri i Shëndetësisë vlerëson, Venko Filipçe vlerëson se numri i qytetarëve të vaksinuar në ditët në vazhdim do të jetë gjithnjë e më i madh. Ai porosit të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat për mbrojtje nga Kovid-19, sepse siç u shpreh situata tani është shumë e rre*zikshme dhe kr*itike, por gjithashtu ap*eloi që qytetarët të vaksinohen që imunizimi të jetë sa më masovik.

Filipçe edhe njëherë ka ripërsëritur se tani për tani nuk ka nevojë për masa të reja restriktive për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Kovid-19. Sipas tij nuk ka shenja për ndonjë rre*zik nga ndonjë rritje eksplozive që do të ishte sinjal që të sillen masa të reja restriktive.
Megjithatë, paralajmëroi se sistemi shëndetësor është nën një presion të madh.
“Po ballafaqohemi me valën më të fortë, por kjo është diçka që po ndodh në të gjitha vendet e rajonit, në gjithë Evropën Qendrore por edhe në vendet tjera të botës”, tha Filipçe.

Baby Boo