Filipçe: Qeveria gjatë sjelljes së vendimeve nisej vetëm nga rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe vlerëson se ekziston mundësia që të vendoset karantinë në komunat kritike me qëllim që të pengohet përhapja e virusit korona dhe se në Këshillin e Sigurisë nesër Komisioni do të propozonte vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme nga aspekti shëndetësor.

“Sa i përket gjendjes së jashtëzakonshme ne nga ana jonë themi ‘po’, megjithatë ajo ka edhe disa aspekte të tjera, nuk është vetëm ai shëndetësor. Edhe masat e karantinës absolutisht ‘po’ nëse numrat e të diagnostikuarve të rinj dhe kontrollet të cilat po bëhen në ato vende tregojnë se nuk ka respektim të masave. Nuk do të ketë mënyrë tjetër përveç restrikcion të lëvizjes”, tha Filipçe.

I pyetur se a ka mundësi teknikisht të vendoset karantinë në komunat në Shkup me numër më të madh të të diagnostikuarve të rinj, ministri Filipçe tha se kjo do të kërkojë koordinim serioz dhe organizim me institucionet tjera dhe me MPB-në.

“Besoj se kjo do të kërkojë koordinim dhe organizim serioz me institucionet tjera dhe MPB-në. Duhet të them se sinqerisht shpresoj se nuk do të arrijmë deri aty që të kërkojmë masa të tilla, por jemi të përgatitur. Në fund të fundit edhe realizimi teknik i diçkaje të nevojshme sigurisht do të gjendet mënyrë se si të realizohet. Por, me rëndësi është që qartë të dërgohet sinjali se tani duhet seriozisht të gjithë t’i respektojnë masat, të gjitha vendet e rajonit tani i hapin kufijtë dhe i bëjnë këtë lirime për të cilat edhe ne kemi plan. Edhe ne kemi plan në të cilin planifikojmë se çka në vijim çka nuk funksionon tani të lirojmë, megjithatë koha kur do të ndodh kjo tani vendosim në ditët në vijim, fillim të javës së ardhshme, çdo ditë ose në bazë të analizave dyjavore. Domethënë, duhet ta kuptojmë se duhet të respektohen këto masa parandaluese”, tha Filipçe.

Ai shtoi se se numri i rritur i rasteve të të sëmurëve me Kovid-19, sipas analizave epidemiologjike ka të bëjë me “mosrespektimin absolut të masave parandaluese – grupohen dhe nuk bartin maska mbrojtëse”.

Sipas tij, Qeveria gjatë sjelljes së vendimeve për bashkësitë fetare dhe zgjedhjet është nisur vetëm sipas rekomandimeve të Komisionit për Së mundje Ngjitëse dhe këtu nuk ka pasur kurrfarë kompromisi.

Ai theksoi se nuk ka taktizime me skrinignu në kopshtet rreth përfshirjes së numrit të tërësishëm që të ulet përqindja e të zbuluarve të rinj të të sëmurëve.

Baby Boo