Filipçe: Prej sot fillojmë terapinë e kombinuar, klorikinë+azitromicinë


Ministri i Shëndetësisë, Flipçe dje gjatë konferencës për shtyp mbi gjendjen e koronavirusit tha se Komisioni i Etikës ka marrë vendim që nesër te pacientë të caktuar, varësisht nga pasqyra klinike e sëmundjes, do të niset terapia e kombinuar me klorikinë dhe azitromicinë, e cila në shumë vende të botës që po luftojnë koronavirusin ka dhënë rezultate të mira.

Ministri i Shëndetësisë, Filipçe poashtu dje informoi se në vend janë infektuar edhe 2 mjekë dhe 1 infermiere në spitalin e Kumanovës, po ashtu edhe dy pacientë të tjerë, të gjithë këta kanë pasur kontakte me pacienten që ndërroi jetë nga koronavirusi dje në Kumanovë.

Sipas ministrit Filipçe, janë kontaktuar të gjithë personat që personat e prekur kanë pasur kontakte me të prekurit, një pjesë e tyre janë identifikuar dhe janë vetizoluar./tetova1

Baby Boo