Filipçe prej një muaji nuk bëhet i “gjallë” në publik, pandemia në harresë


Zhvillimet politike kanë lënë në harresë pandeminë, ndërkohë që shifrat tregojnë rritje të numrit të personave të infektuar me koronavirus. Nga ana tjetër ministri i shëndetësisë Filipçe gati një muaj pa sqarime për situatën.
Infektologu Fadil Cana thotë se Institucionet nuk guxojnë të heshtin dhe menaxhimin e situatës ta lënë pas dore. Një neglizhencë e tillë nga ana e ministrisë së Shëndetësisë, sipas Canës kontribuon në përkeqësimin e situatës me Kovid19, ndërsa ata të cilët pësojnë janë pacientët e prekur.

“Në kohë pandemie, kjo heshtje institucionale e cila ndodhi dhe vazhdon të ndodhë ditët në vijim në Maqedoni derisa nuk e dimë nëse do jenë, s’do jenë a do menaxhojnë me këtë situatë, është “no sense” sepse ajo duhet në mënyrë të natyrshme, procedural menaxhimi me këtë situatë në asnjë moment mos ndërpritet, dhe mos ketë arsye a jam unë apo nuk jam. Në fakt duhet të ketë një vazhdimësi në menaxhimin me krizën e Kovid19. Sikur Kovidi nuk ekziston dhe më së shumti merreshin me takime me elektoratin dhe mbledhjen e votave për partinë e cila e ka emëruar se sa me menaxhimin e kësaj situate. Kovidi vazhdon të jetë edhe para zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve, dhe vëmendja dhe menaxhimi I saj është dashtë në mënyre permanente të vëzhgohet që të kemi sa më pak raste pozitive”- deklaroi Fadil Cana, Infektolog.

Ndërkohë nga Lidhja e mjekëve të rinjë dhe specializantëve thonë se një situatë e tillë vjen kur institucionet janë të politizuara tërësisht, dhe se udhëheqësve të tyre më shumë iu intereson interesi partiak se sa ai shtetëror.

“Në një shtet normal dhe demokratik, sistemi duhet të jetë I ndarë nga partitë politike në veçanti sektorët më të ndjeshëm si Shëndetësia, Arsimi apo Policia. Ajo duhet të jetë tërësisht e depolitizuar dhe e de partizuar dhe vijmë në kësi situate ku nuk kemi ministër të Shëndetësisë I cili nuk është shef shtabi. Edhe më “no sense” situate është në këtë periudhë ku jemi në mes të pandemisë dhe nuk kemi cfarë të presim tjetër derisa këto institucione nuk janë të pavarura. MSH nuk është institucion profesionale ku çdo parti politike që vjen në pushtet do vendos njerëzit e vet dhe do zbatojë agjenda politike”- pohoi Nenad Lazarov, Lidhja e specializantëe dhe mjekëve të rinj.

Ekspertët konsiderojnë se shteti nuk është angazhuar sa duhet për fushata ndërgjegjësimi si për vaksinimin e popullatës ashtu dhe respektimin e masave kundër Kovid19. Rritja e numrit të rasteve të reja me korona virus, vjen pas dy raundeve të zgjedhjeve lokale në vend. Deri tani me dy dozat janë vaksinuar vetëm 35% e popullatës.

Baby Boo