Filipçe: Po shqyrtohet kufizimi i orës policore nga e enjtja deri të hënën


Shqyrtohet kufizimi katër ditor i lëvizjes së qytetarëve. Vendimi për orën policore do të merret në mbledhjen e nesërme të Qeverisë. Komisioni për Sëmundje Ngjitëse propozon që kufizimi i lëvizjes të nis të enjten pasdite dhe të përfundojë të hënën në 5 të mëngjesit. Ky propozim bëhet për shkak se të premten është 1 Maji dita e punëtorëve.

Megjithatë, mospëlqimin e tij për një propozim të tillë e ka shfaqur ministri i Brendshëm Naqe Çulev, i cili përmes faqes së tij në Facebook, thotë se vendimet rigoroze dhe të rrepta që kanë të bëjnë me lëvizjen e qytetarëve vetëm sa do të ndikojnë negativisht tek ata. Çulev më tej shkruan se pyjet dhe malet duhet të qëndrojnë të hapura gjatë periudhës kur lejohet lëvizja për qytetarët, por ato duhet të përdoren për rekreacion, dhe jo për grupimin e tyre.

Reagimin e ministri të Brendshëm, ministri Filipçe e vlerëson si mendim personal dhe sipas tij, çdo vendim rreth masave parandaluese merret duke u bazuar në propozimin e personave adekuat në Komisionin për Sëmundje Ngjitëse.

Baby Boo