Filipçe: Po bie numri i pacientëveqë pranohen në spital me COVID-19, por edhe vdekshmëria është e lartë


Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka thënë se numri i pacientëve që po pranohen në spitale nga koronavirusi është duke u ulur në krahasim me 10 ditët e kaluar. Sipas tij, i lartë është numri i pacientëve të shëruar dhe spitalet nuk janë të stërmbushur. Në klinikën infektive 90 shtretër janë të mbushur dhe ka edhe 10 të lira, 30 për qind është i mbushur spitali në Kozle ku kurohen pacientët me pasqyrë të lehtë.

Tërësisht është i zbrazur spitali mobil, ku po vendoset rrjeti për oksigjen ku do të punojë ekip nga Instituti për turbekulozë.

Ai tha se po bëhen përpjekje që sistemi shëndetësor të jetë në kondicion të mirë për të pranuar pacientë, me përgatitje të detajuar për muajt e vjeshtat, për shkak se mund të ketë numër të madh të pacientëve edhe për shkak sezonit të gripit. /SHENJA

Baby Boo