Filipçe: Përgatiten kapacitetet për vjeshtë, ka përfunduar instalimi për furnizim me oksigjen në spitalin montues


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, dje në konferencë për shtyp tha se sistemi shëndetësor tashmë po përgatitet për valën e vjeshtës të sëmundjes së coronavirusit.

Ai informoi se është përfunduar instalimi për furnizim qendror të oksigjenit në spitalin montues, i cili ka kapacitet prej 72 shtretërve dhe në të cili planifikohet të instalohet ekip i Institutit për tuberkulozë.

“Spitali montues tani është gati për të pritur pacientë. Nuk ka nevojë për shishe oksigjeni. Procedura për të njëjtin lloj të autoambulancës modulare dhe mundësisht strehimit në Klinikën e Pulmonologjisë ka përfunduar me qëllim të krijimit të një qendre tjetër të kujdesit për pacientët për periudhën tjetër, pranë një klinike ku ka ekspertizë në sëmundjet e mushkërive. Instalimi i ambulancës së re montuese do të synojë që ata pacientë që kanë ndonjë simptomatologji pulmonare të ndahen plotësisht nga të gjithë pacientët e tjerë”, tha Filipçe.

Ai shtoi se sipas të gjitha analizave dhe paralajmërimeve, virusi në vjeshtë do të përhapet më shpejtë dhe më fuqishëm dhe njerëzit nuk do të mund të jenë jashtë, por në hapësira të mbyllura./

Baby Boo