Filipçe: Për momentin nuk ka nevojë për masa shtesë

Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe në konferencën e sotme për shtyp ka komentuar edhe kërkesën e kreut të Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski që qyteti të vendoset në karantinë. Filipçe nuk e përjashtoi mundësinë për që në të ardhmen të merren masa shtesë në qytetin e Kumanovës por theksoi se për momentin situata mund të kontrollohet edhe përmes masave aktuale.

Baby Boo

“Dua të them se çdo ditë e ndjekim situatën, nëse ka ndonjë informacion për ndonjë rast që nuk lidhet me raste tashmë të konfirmuara. Nuk e përjashtoj mundësinë, mirëpo për momentin nuk kemi numër të madh. Ka mundësi që të shqyrtojmë edhe masa tjera po për momentin jo. Para nesh kemi një vikend të mbyllur. Në Dibër u morën ata vendime duke marrë parasysh se në vend nuk kishte masa tjera, tani duke marrë parasysh se atje nuk ka as transport publik as transport brenda qytetit mendoj se ka hapësirë që të kontrollohet situata”-tha mes tjerash ministri Filipçe.