Filipçe pas numrit rekord të vdekjeve: Gjendja është serioze dhe kritike


Ministri i Shëndetësisë në ‘Facebook’ shkroi se “për fat të keq, deri sot kemi numrin më të madh të të vdekurve, 22 pacientë humbën luftën me koronavirusin”.
“Regjistruam numër rekord prej 30% të pacientëve të testuar, dhe gati 600 pacientë ndodhen të hospitalizuar në repartet infektive në vend. Gjendja me virusin është serioze dhe kritike, trysnia ndaj spitaleve dhe personelit mjekësor është i madh”, shkruan Filipçe.

Filipçe shkruan se vala e vjeshtës ka kapur gjithë Evropën bashkërisht me botën dhe se askush nuk është kursyer.
“Ju lutem që të kuptohet shumë seriozisht. Nga Secili prej nesh varet se si do ta kalojmë këtë valë. Pres menjëherë edhe në procedurë të shkurtuar që të miratohen të gjithat masat dhe ndryshimet ligjore”, shkruan mes tjerash Filipçe.

Baby Boo