Filipçe: numri i të infektuarve është 35, analizohen dhe 30 persona nga Kumanova, Shkupi, Dibra (VIDEO)


Venko Filipçe, ministri i Shëndetësisë në RMV në konferencën për media në ora 15.00 raportoi numri i të infektuarve me virusin korona në vendin tonë, deri në ora 12:00, është 35.

“Mbrëmë morëm rezultatet e 4 pacientëve që kishin pasur lidhje me të diagnostifikuarit. Ata kanë gjendje stabile me simptoma të lehtë. Të gjithë pacientët në Shkup dhe në Dibër kanë gjendje stabile. “tha Filipçe.

Ai informoi se testohen edhe 30 persona tjerë: një nga Kumanova, dy nga Shkupi dhe 17 tjerë nga Dibra dhe rrethina.

“Personat nga Dibra nuk kanë simptoma por bëjmë kontroll – skrining, për çdo rast dhe shkon mirë” tha ai.

Filipçe informoi se të gjithë të testuarit që erdhën nga Brukseli mbrëmë kanë rezultuar negativ në testim.

“12 persona u testuan dhe janë negativ, të gjithë udhëtarët do të jenë në vetëizolim 14 ditor” tha ai.

Personat që erdhën nga Deve Bairi (kufiri), siç lajmëroi ai, ata do të çohen në izolim në Demir Kapi.

“Ka rezerva të mjaftueshme të gjakut” siguroi ai.

Sa i përket shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ai tha se, në fakt sektori i mjekësisë ka funksionuar si në gjendje të tillë.

“Kjo masë e jashtëzakonshme do të ndihmojë në zbatimin e masave të tjera të Qeverisë” tha Filipçe.

Ai tha se nuk do ketë problem në sistemin tonë shëndetësor nëse nuk stërmbushet reparti i Infektologjisë në spital, siç ka ndodhur në Itali.

“Prandaj respektoni masat që i ka propozuar Qeveria, që mos të shtohet numri i të infektuarve” tha ai.Portalb

Baby Boo