Filipçe: Numri i rasteve të reja i ditës së shtunë është variacion


Numri i lartë i rasteve të reja me koronavirus nga dita e shtunë (241) është i njejtë si edhe disa variacione të kaluara do të thotë i referohet një klasteri të vogël në një nga konfeksionet në Shtip tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Njëra nga disa infeksionet në të cilat pati numër më të madh të të infektuarve tashmë është mbyllur atje ku janë gjetur raste sporadike dje në koordinim me kryetarin e komunës do të flasim me pronarët në mënyrë që të shohim nëse sipas anketave epidemiologjike ka nevojë që edhe ato të mbyllen që të ulet rreziku nga bartja e virusit” tha Filipçe dje gjatë pjesëmarrjes në TV Kanal 5 transmeton MIA.

Sqaroi se numri i lartë nuk është trend por variacion sepse siç tha është identifikuar qartë numri i rasteve të reja dhe është konstatuar qartë me pyetësorët epidemiologjikë të cilët në masë të madhe janë përfunduar prej nga rrjedh burimi dhe transmisioni i virusit. Në atë kuptim tha ministri numri i përgjithshëm kur kjo të hiqet është ai trendi gjatë tërë këtyre ditëve të kaluara përkatësisht gjatë tërë periudhës së kaluar. Një përqindje e caktuar konstante lidhur me numrin e përgjithshëm të rasteve të reja bën pjesë në Qytetin e Shkupit ndërsa të gjitha të tjerat janë nëpër tërë vendin.

Lidhur me tubimet paszgjedhore, por edhe festimet nëpër klube, Filipçe potencoi se ekzistojnë protokolle për çdo ngjarje, çdo organizim, pa dallim nëse është në ambient të hapur apo të mbyllur.

“Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo është mënyra e re e funksionimit. Edhe në ambient të mbyllur kur organizohen edukime dhënie e provimeve etj. ulja bëhet në distancë dhe mbahen maska. Në ambient të hapur kapacitetet janë më së shumti 50 për qind të mbushura me vende të shënuara qartë se ku duhet të qëndrojnë njerëzit. Edhe në ambiente të mbyllura kur ka koncentrim të njerëzve duhet të mbahen maska” tha FIlipçe.

Ai theksoi se duhet të ketë kontrolle më të mëdha nëse po respektohen masat dhe protokollet. Konsideron se në tërë sistemin kjo ka stagnuar seriozisht apo nuk është kryer dhe theksoi se duhet të bëhet në mënyrë më rigoroze, më intensive në terren të bëhet kontrolli, të kontrollohet nëse po respektohen protokollet.

Baby Boo