Filipçe nuk përjashton mundësinë e shtrëngimit të masave


Edhe pse duhej të niste këtë javë, skriningu në shkollat fillore dhe të mesme për kovid-19 do të fillojë javën e ardhshme. Vonesa, sipas ministrit të Shëndetësisë vjen pasi analiza e përfshirjes së nxënësve në testim ka zgjatur më shumë se sa parashikohej. Skriningu realizohet për t’u parë nëse në mesin e nxënësve ka raste asimptomatike si dhe nëse virusi shpërndahet brenda shkollave. Që kjo gjë të shihet në afat të më shkurtër, Filipçe apeloi deri te prindërit që të shprehin pajtueshmëri për testimin e fëmijëve të tyre.

Marrë parasysh se metodologjia është gati, nga nesër së bashku me MASH do të fillojmë të kërkojmë pajtim me shkrim nga ana e prindërve të sipas metodologjisë. Unë besoj se deri në fund të kësaj jave dhe fillimin e javës që vjen ajo do të sigurohet me qëllim që gjatë javës së ardhshme edhe në mënyrë praktike të zbatohet skriningu”, tha Venko FIlipce, ministër i Shëndetësisë.

Pavarësisht paralajmërimeve të ekspertëve për një valë të re të virusit, Filipçe tha se nuk pritet përkeqësimi i gjendjes epidemiologjike. Ndërkohë ulja e interesit të qytetarëve për tu vaksinuar me dozën e parë, mund të sjellë vendosjen e masave shtesë.

Ndonjë valë e fuqishme nuk do duhej të ketë, por kjo s’do të thotë se nuk duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta ndjekim situatën. Për momentin përpos fushatave dhe masave restriktive, disa shtete e kanë vendosur që vaksinimi të jetë i detyrueshëm posaçërisht në disa sektorë. Ne ende nuk mendojmë për një masë të tillë por asgjë nuk përjashtohet”, theksoi Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

Për momentin dinamika e vaksinimit me dozën e parë në bazë ditore është rreth 1000 qytetarë. Deri tash kundër Covid19 janë imunizuar 35% e popullatës së përgjithshme. Për tu arritur imuniteti kolektiv e nevojshme është imunizimi i 85% të popullsisë.

Baby Boo