Filipçe: Nuk ndjej përgjegjësi për rritjen e numrit me koronavirus, të gjitha masat janë mbështetur dhe argumentuar


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se absolutisht nuk ndjen përgjegjësi për rritjen e numrit të bartësve të koronavirusit pas lehtësimit të masave nga ana e Qeverisë.

“Absolutisht jo. Të gjitha masat të cilat i kemi propozuar deri tek Qeveria u mbështetën dhe argumentuan me shumë parametra në bazë ditore dhe në ato analiza të cilat bëhen për një periudhë prej dy javësh. Kështu bëhet edhe kurba e transmetimit dhe analizat dhe vlerësimet se si do të zhvillohen më tutje numrat. Çdoherë ka një faktor që nuk mund të parashihet, dhe ajo ishte kjo që po ndodh tani, gjegjësisht mosrespektimi i masave në kuadër të disa ngjarjeve”, ka thënë Filipçe në konferencë për shtyp.

Numri i ri i të infektuarve, siç tha, është rezultat i tubimeve familjare dhe festimeve në periudhën nga 23-25 maj dhe kjo është e qartë, qëndron në pyetësorin epidemiologjik.

“Një numër i madh i njerëzve menjëherë tregojnë ku kanë lëvizur kur ishin mysafir, sa të shpeshta ishin ato kontakte gjatë vizitave familjare. Restriksioni i lëvizjes si duket atëherë nuk është respektuar njëjtë si edhe masat parandaluese për distancë dhe mbajtje të maskave”, deklaroi Filipçe.

Baby Boo