Filipçe: Nuk ka nevojë për kufizime, gjendja epidemologjike është stabile


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjendjen epidemiologjike në vend e ka vlerësuar si në përgjithësi stabile dhe se ka gjithnjë e më pak pacientë në spitale. Filipçe konsideron se për momentin nuk ka nevojë për masa kufizuese dhe se sistemi shëndetësor për përgatitet për të ardhmen.

“Për momentin nuk ka paralajmërime për kufizime shtesë absolutisht nuk ka indikacione të tilla. Diku rreth 10 përqind nga numri i rasteve aktive me coronavirus janë të shtruar në spitale dhe ky trend pritet të mbetet që do të thotë se mirë menaxhohet. Në përgjithësi mendoj se situata është stabile kemi pasqyrë të gjendjes epidemiologjike duke e pasur parasysh testimin masiv që e bëjmë dhe që do të vazhdojmë në të ardhmen” tha Filipçe.

Ai shtoi se nuk planifikohen kufizime në punën e operatorëve ekonomikë e as kufizime në lëvizjen e qytetarëve në çfarëdo pjese të shtetit. Filipçe ftoi për respektim të protokolleve të miratuara nga Qeveria në të kundërtën paralajmëroi sanksione.

Baby Boo