Filipçe: Nisin koordinimet rajonale për hapjen e kufijve dhe aeroporteve


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se gjatë ditës së sotme do të nis koordinimin me ministrat e Shëndetësisë në rajon, me qëllim shkëmbimin e përvojave me pandeminë si dhe koordinimin për hapjen e mundshme të kufijve dhe aeroporteve.

“Komisioni Evropian gjatë ditës së djeshme doli me paketë masa për udhëtim në vendet e BE-së, ku rekomandohet koordinim për lehtësimin e masave, në bazë të këtyre vendimeve edhe ne nisim këto mbledhje për koordinim në rajonin e Ballkanit”, pohoi Filipçe.

Ministri Filipçe njoftoi se koordinimi i parë do të bëhet me shtetin e Greqisë.

“Sot do të mbaj një mbledhje me ministrin grek të Shëndetësisë. Në mbledhje do të shkëmbejmë praktikat për menaxhimin e deritanishëm me krizën. Përgatitjen e sistemit shëndetësorë për periudhën e ardhshme, si dhe më e rëndësishmja për këtë periudhë, hapja e kufijve dhe aeroporteve, duke marrë parasysh se me hapjen e kufijve vendi jonë hap edhe korridorin transit Veri-Jug, që është i mbingarkuar gjatë verës”, theksoi Filipçe.

Sipas ministrit Filipçe pikërisht nga këto mbledhje dhe koordinime me vendet e rajonit do të vendoset edhe për, siç tha ai alternativë për karantinë.

“Rreth udhëtimeve, pikërisht për atë se ekzistojnë qëndrime të ndryshme , politika të ndryshme nacionale, duam të koordinohemi. Disa vende kërkojnë testime para udhëtimeve, të tjerët lajmëruan se nuk do të kërkojnë testime. Ne për këtë qëllim posaçërisht duke marrë parasysh se mund të jemi të ngarkuar me udhëtarë transit por edhe me qytetarë tanë që duan të udhëtojnë përfshi këtu edhe të huaj do të shqyrtojmë edhe për alternativë për karantinat deri sa vendoset për një gjë të tillë, por me rëndësi është koha kur do të ndodh kjo, dhe kjo do të mësohet pikërisht nga këto takime… duhet të kemi qëndrim të unifikuar në nivel të rajonit ..Më shumë informata do të kemi gjatë javës tjetër”, theksoi Filipçe.

Baby Boo