Filipçe: Nëse vera vazhdon kështu, nuk do të ketë nevojë për masa kufizuese


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, thotë se numri i hospotalizimeve është ulur dhe se tashmë disa ditë me radhë, nuk ka presion mbi kapacitetet spitalore.

Në një intervistë për “Utrinski brifing”, tha se nuk ka vërshim të madh të pacientëve në ambulanca. Ai shtoi se autoritetet shëndetësore për momentin nuk kanë treguar se në Maqedoni është i pranishëm lloji indian i coronavirusit.
“E ndjekim situatën edhe në vendet e rajonit, çdo kund është qetë edhe në rajon në Shqipëri dhe Serbi, si dhe në ato vende në të cilat qytetarët tanë shkojnë për pushime. Nëse gjatë verës situata vazhdon të jetë kështu, nuk do të ketë nevojë për masa kufizuese. Por e ndjekim situatën me vëmendje”, tha Filipçe.

Ai shtoi se lloji indian është përhapur me shpejtësi edhe tek ato vende, të cilat kanë pasur të vendosura kufizime.
Në lidhje me vaksinimin, ai tha se deri në fund të kësaj jave do të vaksinohen të gjithë ata qytetarët që janë paraqitur në internet, nëpërmjet web-faqes: vakcinacija.mk

Baby Boo