Filipçe: Nëse masat nuk respektohen, do të ketë rekomandim për ndalesë në lëvizje


Në një intervistë për emisionin “360 Gradë” në Alsat, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce foli për rritjen e numrit të personave të infektuar me koronavirus si dhe për masat e reja që janë planifikuar për parandalimin e përhapjes masive të infeksionit.

“Gjatë verës kemi bërë një plan për restrikcione dhe zbatimin e restrikcioneve që së pari mund të kenë si target vetëm disa pjesë të caktuara të vendit, pastaj të zbatohen nëpër qytete, komuna, etj.… Tani mendojmë se është koha për të futur masa në të gjithë vendin për mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancës, dmth ndalimin e grupimit. Masat tjera që shqyrtohen- kufizime në transport publik, më tej, shkurtimi i orarit të punës për kompani të caktuara, kryesisht objektet hotelierike dhe natyrisht, si masë e fundit do të ishte kufizim i lëvizjes kudo. Duhet të theksoj se nëse njerëzit u përmbahen këtyre masave, do të shmangim kufizimet e rënda”, tha Filipçe.

Baby Boo