Filipçe: “Në Hematologji përfundoi instalimi dhe trajnimi për punë i citometrit të ri rrjedhës”


Në Klinikën për hematologji përfundoi instalimi dhe trajnimi për punë i citometrit të ri rrjedhës. Furnizimi me aparatin e ri do ta avancojë dhe modernizojë punën dhe do të mundësojë përgjigje adekuate ndaj vëllimit të rritur të përditshëm të punës, kumtoi në profilin e tij në Facebook ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Laboratori i Klinikës për analiza imunologjike, siç thekson ministri, është i vetmi i këtij lloji në shtetin tonë dhe në të diagnostikohen dhe ndiqen efektet nga terapia dhe zbatimi i transplantimeve të pacientëve me sëmundje malinje hematologjike.

“Gjatë katër viteve të kaluara Klinika për hematologji është rinovuar plotësisht sipas standardeve evropiane dhe kushteve për hospitalizim. Për herë të parë në shtetin tonë janë vendosur të gjitha shërbimet nga spektri i transplantimit, transplantimit jo të lidhshëm, gjysmë-identik dhe pediatrik. Është furnizuar pajisje e re për procesin e transplantimit, aparat për kriporezervim-ngrirje të qelizave hematopetike amë, aparate për ndarje të produkteve qelizore-afereza, si dhe aparat për fotoferezë, me të cilin mjekohen komplikimet më të rënda post-transplantimit. Nga viti i kaluar, ka edhe rol aktiv në stratifikimin parashikues të pacientëve të rëndë me Kovid-19, caktohen në gjakun periferik testet T qelizore tek këta pacientë”, shkroi Filipçe.

Personelin e Klinikës, mjekët dhe infermieret Filipçe i përgëzoi për mundin e dhënë, entuziazmin, punën ekipore dhe profesionalizmin në kryerjen e intervenimeve të përditshme, duke punuar me grup jashtëzakonisht të rëndë dhe vunerabël të pacientëve.

Baby Boo