FILIPÇE: METODA TË REJA PËR TË VARURIT NGA DROGA


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se të varurit nga droga do të disperzohen nëpër disa komuna, ndërsa terapinë do ta marrin para mjekut.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se të varurit nga droga që tani më janë rehabilituar në Qendrën e Kisella Vodës tani më do të shpërndahen në disa komuna të Shkupit. Për fillim janë përgatitur pika në poliklinikat “Jane Sandanski”, në Çento dhe në Karposh në spitalin në Bardovc, ndërsa planifikohet hapja e tyre edhe në Gjorçe Petrov, Çair dhe Shuto Orizarë. Filipçe theksoi se kjo është dakorduar gjatë takimit të tij të djeshëm me kryetarët e këtyre komunave.

“Pajisja e disa pikave në Shkup me çka numri i varësve nga Qendra në Kisella Vodë, e cila paraqet mbi 500, do të disperzohej nëpër disa vende në qytet dhe në atë mënyrë nuk do të ketë raste problematike, as problem për banorët, sepse pacientët do ta pranojnë terapinë para mjekut. Do të thotë kemi zhvilluar model evropian dhe do të punojmë së bashku me komunat dhe shoqatat qytetare me qëllim të zbatimin e tyre” – paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe sqaroi se problemi me Qendrën për të varurit në Kisella Vodë zgjat tejet shumë, mbi 20 vite. Qëllimi i disperzimit, siç theksoi ai, është të tregojmë se secili ka të drejtë për qasje adekuate drejt mbrojtjes shëndetësore dhe cilësisë së saj adekuate. Lidhur me atë nëse mendohet për sigurim të qendrave tha se ka biseduar edhe me ministrin e Punëve të Brendshme dhe fuqimisht është i bindur se nuk do të ketë nevojë për këtë.

Baby Boo