Filipçe: Mbi 50 punëtor të shëndetësisë nga Spitali i Kumanovës janë kthyer në punë


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se nga gjithsej 70 persona, personel mjekësorë, të infektuar me koronavirus në Spitalin e Kumanovës, tashmë mbi 50 janë shëruar dhe janë thyer në vendin e punës.

“Mbi 50 punonjës të shëndetësorë nga gjithsej 70 që kanë qenë të infektuar në Spitalin e Kumanovës tashmë janë kthyer në vendin e tyre të punës, të gjithë janë testuar, të gjithë kanë dy teste negative sipas kritereve, të gjitha repartet në këtë spital punojnë në mënyrë normale”, tha ministri Filipçe dukes shtuar se
gjithsej 184 punonjës të shëndetësisë që kanë qenë të infektuar tashmë janë shëruar.

Baby Boo