Filipçe: Masat restriktive mund të rikthehen


Sot vendi ka regjistruar numrin më të lartë të të shëruarve që nga fillimi i pa*ndemisë. 230 persona kanë fituar betejën me kor*onavir*usin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3554. Më shumë të shëruar ka në Shkup 126, Tetovë 45, Kumanovë 31 dhe Shtip 11. Numri I të shëruarve, ka tejkaluar atë të rasteve aktive, që në vendin tonë është 3493.

QYTETE/ TË SHËRUAR: Në Shkup 126 Tetovë 45 Kumanovë 31 Shtip 11. Nga 1794 teste të realizuara, në 24 orët e fundit 163 persona kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre numër dyshifrorë ka Shkupi, Tetova dhe Shtipi. Ndërkohë 8 persona kanë humbur jetën, duke bërë që numri I vi*ktimave nga vi*rusi korona të arrijë në 359.

Pavarësisht se në vend po regjistrohen qindra të in*fektuar në dit, ministri Venko Filipçe thotë se masat kufizuese nuk do të rikthehen pas zgjedhjeve, siç po ndodh në Serbi. Sipas tij, atëherë kur vendet fqinje lejonin organizimin e evenimenteve me publik, në Maqedoni ku*fizimet ishin në fuqi.

”Jo absolutisht jo. Ja i thash të dhënat e fundit ka rënë fuqia e transmetimit të vi*rusit dhe atë nën 0.9. Përqindja e të rasteve të reja çdo ditë ulet. Masa kufi*zuese zbatohet atëherë kur vërehet se ka r*rezik në sistemin shëndetësorë dhe ajo na u vërtetua nga ana e ekspertit që na vizitoi nga OBSH. Tek ne për dallim nga vendet fqinje, nuk ka asnjë shenjë se nevojitet ndonjë masë e plotësuese kufi*zuese”- deklaroi Filipçe.

Baby Boo