Filipçe: Masat për PCR test nuk do të hiqen nga kufijtë

Maqedonia e Veriut nuk e ka ndërmend të heqë ndalesën për ardhjen e fqinjëve në vendin tonë. Qytetarët nga Kosova, Serbia Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, detyrimisht duhet të dorëzojnë test PCR, jo më të vjetër se 72 orë për të hyrë në vendin tonë. U përfol që KSI do të zhvillojë takim këtë fundjavë për të diskutuar heqjen e kësaj mase kufizuese. Mirëpo Ministri i Shëndetsisë Venko Filipçe thotë se nëpër pikat kufitare ngelet regj*imi i njëjtë.
“Vazhdon reg*jimi i njëjtë do të kërkohen teste. Situata epidemiologjike në vendet e rajonit e imp*onon këtë”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Baby Boo

Nëse dikur kishte kolona të gjata sot ditë vikendi pak makina po shihen duke kaluar në vendkalimet kufitare “Bllacë” dhe “Tabanoc”.
Edhe shtetasit e RMV nuk mund të vizitojnë shtetet përreth, përveç Shqipërisë. Për të shkuar në Kosovë dhe Serbi duhet test PCR ndërkaq në Greqia për të disatën herë e ka shtyrë afatin e hapjes së kufijve me vendin tone. Qytetarët tanë nuk mund të udhëtojnë as në Bullgari.
Përndryshe Maqedonia e Veriut hapi kufijtë pa masa kundrejt shteteve fqinje me 25 qershor, ndërsa i mbylli vetëm pas dy javësh, apo me 8 korrik.