Filipçe: Kryetari i Kumanovës nuk na tregoi se është testuar për Koronavirus


Kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski gjatë vizitës së djeshme të delegacionit qeveritar në Kumanovë nuk ka treguar se është testuar për Koronavirus, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Dimitrievski sot ka rezultuar pozitiv dhe për këtë arsye janë izoluar kryeministri Oliver Spasovski, zv kryeministri Bujar Osmani, si dhe ministrat Arbër Ademi dhe Venko Filipçe. Vetë Filipçe tha se gjatë takimeve në Kumanovë nuk kanë pasur informacion se ndonjeri prej prezentëve është testuar, që hap dilemën nëse Dimitrievski tani duhet të përgjigjet nën akuzën për mosrespektim të masave gjatë epidemisë.

Baby Boo