Filipçe: Këtë javë janë pranuar më pak pacientë në spitale


Analiza e testimeve thotë se kemi 13 për qind pozitiv nga personat të cilat testohen dhe ky numër nuk lëviz shumë, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në lidhje me hospitalizimin në periudhën e kaluar sipas tij, janë dedikuar në menaxhimin e kapaciteteve dhe resurseve.

“Janë hospitalizuar gjithsej 421 pacientë pozitiv dhe të dyshuar. 11.4 për qind nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive.

Numri i të hospitalizuarve në periudhën e kaluar është pothuajse i njëjtë rreth 11, 12 për qind, të tjerët janë në mjekim shtëpiak, me pasqyrë të lehtë klinike ose asiptomatik. Është evidente numri i lartë i të shëruarve nga spitalet.

Kjo është pothuajse njëjtë nga numri i të pranuarve”, tha Filipçe, raporton SHENJA.

Filipçe tha se ka trend për numër më të vogël të pacientëve të pranuar në spital, krahasuar me periudhën para 10 ditëve.

Baby Boo