Filipçe: Kemi sistem të balancuar të kufizimeve…


Shkup, 18 mars – Kemi sistem të balancuar të kufizimeve ku me rëndësi të jashtëzakonshme është përgjegjësia individuale. Konsideroj se periudha që pason deri në fillim të javës së ardhshme kemi hapësirë t’i evaluojmë rezultatet nga ora policore, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ministri ka thënë se megjithatë nuk e përjashtojnë mundësinë për karantinë dhe se ata e kanë paralajmëruar veçmë para dy ditësh.
“Konsideroj se të rinjtë, këtë e shohim nga pasqyrat epidemiologjike që vazhdojnë me komunikimin pa respektimin e masave preventive pas mbylljes së objekteve hotelierike, janë një transmetues kryesor i virusit”, ka deklaruar Filipçe.

Nuk është e vërtetë se sistemi ndonjëherë është rre*zikuar, ka shtuar Filipçe duke shtuar se janë siguruar kapacitete të mjaftueshme dhe se bëhen shpërndarje adekuate.
Lidhur me udhëtimet e funksionarëve qeveritar Lupço Nikollovski dhe Dragi Rashkovski, ministri Filipçe ka thënë se në kuadër të asaj që janë kompetenca të MSH-së, çdo rast nga fillimi i krizës pas analizave adekuate dhe vërtetimit të gjendjes faktike, nëse duhet ose jo, sanksionohet.

“Përgjegjësia individuale është jashtëzakonisht e rëndësishme. Sistemi jonë është ashtu i ndërtuar”, ka thënë Filipçe.
Sipas epidemiologut Dragan Danillovski, nëse me të vërtetë kanoset mbingarkesë e sistemit spitalor që do ta komprometojë shërbimin shëndetësor, konsideron se e udhës është të bëhet mbyllje e përkohshme që të ulet hovi i rritjes së shifrave që të qetësohet sistemi.

Baby Boo