Filipçe: Kemi siguruar vaksina kundër rota virusit dhe vaksina pneumokoke


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me rastin e Javës Evropiane të Imunizimit ka njoftuar se përveç imunizimit kundër Covid-19, viteve të fundit autoritetet shëndetësore kanë siguruar vaksina kundër rota virusit dhe vaksina pneumokoke.

“Vaksinat me të cilat furnizohet shteti ynë janë nga prodhuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të aprovuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe të gjitha përdoren edhe në vendet e tyre. Përfshirja e lartë e imunizimit në popullatë krijon imunitet kolektiv, parandalon shfaqjen e sëmundjeve infektive dhe mbron fëmijët dhe të rriturit, anëtarët më të afërt të familjes dhe komunitetin e gjerë. Në këtë proces është e nevojshme që të gjithë ne të përfshihemi në mënyrë aktive për të mbrojtur shëndetin kolektiv”, ka shkruar ministri Filipçe.

Baby Boo