Filipçe: Kemi siguruar ilaçin Favipiravir për 100 pacientë me Covid-19


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se përmes Ambasadës së Japonisë në vend dhe përmes zyrës për bashkëpunim në projekte UNOPS është siguruar ilaçi antiviral Favipiravir për 100 pacientë me Covid-19.

“Sot përmes ndihmës urgjente dhe të pakthyeshme, përmes Ambasadës së Japonisë kemi siguruar ilaçin Favipiravir (Avigan), në bashkëpunim me UNOPS kemi siguruar Avigan për 100 pacientë”, tha mes tjerash Filipçe.

Avigan, i njohur gjithashtu si Favipiravir, është një ilaç antiviral i zhvilluar nga Toyama Chemical e Japonisë për të trajtuar gripin, por në shumë raste nëpër botë është dëshmuar efekti edhe ndaj koronavirusit. Ministri Filipçe kishte njoftuar qysh në muajin prill se shteti ynë ka kërkuar nga Japonia këtë lloj të ilaçit antiviral.

Baby Boo