Filipçe: Ka ende shtretër të lirë për sëmurët me Kovid


Ministri i Shëndetësisë Filipçe tha se ka ende shtretër të lirë në të gjitha spitalet e vendit për pacientët me Kovid dhe nuk ka nevojë për panik. Filipçe siguroi se shtretër të lirë ka edhe në qytet ku më shumë kjo valë ka goditur, si Kumanova, Shtipi, Strumica, Velesi, Tetova, Gostivari, etj. Ai tha se ndodhemi në situatën e para 5 muajve, në nëntor të vitit të kaluar, ku ka pasur një valë të tillë me shumë të infektuar dhe shumë shtrime, por e kemi kaluar edhe atë.

Baby Boo