Filipçe jep detaje për dy shtetasit e huaj që dyshohen për koronavirus


Testet e dy shtetasve të huaj të cilët më 28 shkurt kanë ardhur në vend, njëri nga Australia dhe tjetri nga Singapori për momentin po kontrollohen në Klinikën e Sëmundjeve Infektive për Shkup, nëse të njëjtët janë me koronavirus, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai tha se nga hoteli në Shkup, ku janë akomoduar turistët, i kanë informuar autoritetet shëndetësore se tanimë tre ditë kanë simptoma të ngjashme me të koronavirusit.

Ata kanë ardhur me avionin e “Wizzair” nga Kolni. Për momentin, tha Filiçe, me ta bisedojnë epidemiologë në lidhje me atë se çfarë kontakte kanë pasur në ditët e kaluara, dhe të dy janë vendosur në karantinë në dhomë hoteli. Rezultatet nga testimi duhet të dalin brenda ditës./Portalb

Baby Boo