Filipçe: Ja kur pritet piku i virusit korona në vend


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se vendi jonë ka kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e pacientëve me Covid-19. Filipçe njoftoi se piku i pandemisë së virusit korona në Maqedoninë e Veriut pritet të arrihet në fund të muajit prill.

“Kemi situatë dinamike në të gjitha rajonet e vendit. Mendoj se përfshirja e mjekëve amë në sistemin e kontrollit është i dobishëm për shkak se ata janë kontakti më i shpejtë dhe më i lehtë për të gjithë pacientët. Besoj se duke marrë parasysh organizimin e përgjithshëm të sistemit të shëndetësisë, numrin e mjekëve, specialistëve, mjekëve amë dhe qasjen e pacientëve deri tek institucionet shëndetësore, mendoj se kemi organizim solid. Po presim pikun edhe më tej. Mund të pranojmë edhe numër më të madh të pacientëve që tani duke marrë parasysh kapacitetin e Spitalit 8 shtatori me 400 krevatë dhe të Klninkës Infektive me 250 krevatë. Mendoj se mund të thuhet lirisht se sistemi shëndetësorë është i përgatitur të pranoj numër më të madh të pacientëve. Mendoj që jemi të përgatitur edhe për pikun dhe ja mendoj se sipas prognozave do ta arrinim në fund të muajit prill”, pohoi Filipçe

Baby Boo