Filipçe iu drejtohet mjekëve: Jeni shtylla kryesore në shtet


Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sot përmes një video lidhje me rastin e 7 prillit, ditës së shëndetësisë iu drejtuar punonjësve shëndetësorë. Ai me këtë rast u shpreh se punonjësit shëndetësorë në këtë moment po përballen më sfidën më të madhe botërore të shëndetësisë.

“Po bëjmë luftën e gjeneratës sonë. Koronavirusi në rrënjë ka ndryshuar përditshmërinë tonë dhe do të shkaktoj ndryshime të përhershme në jetën tonë. Në këtë luftë ju jeni heronjtë. Mundi i juaj dhe përpjekja e juaj po shpëton jetë dhe pikërisht për këtë njerëzit besojnë se do të jenë të shëndoshë dhe sigurt”, tha Filipçe.

“Tani shëndetësia dhe punonjësit shëndetësorë janë shtylla kryesore në shtet. E di se për momentin po mbani barrën më të madhe. Lodhja ngadalë po na arrin të gjithëve, ndërkohë që na presin edhe shumë ditë të rënda. Por unë besoj se secili prej jush e di se sa është e rëndësishme që të qëndrojmë , të mbetemi të përkushtuar, të koncentruar dhe të japim gjithçka prej vetes që t’ju ndihmojmë qytetarëve tanë”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Baby Boo