Filipçe: Inkurajuese është rritja lineare e të prekurve nga virusi Korona

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij zyrtarë në facebook ka theksuar se edhe pse akoma është herët për të vlerësuar, por rritja lineare e të infektuarve në 15 ditët e fundit, inkurajon. Më pas Filipçe nënvizon se numri i të infektuarve është thuajse i njëjtë çdo ditë.

Baby Shop Charli Baby Boo

“Ky ishte qëllimi jonë që nga fillimi, me një rritje të këtillë sistemi jonë shëndetësorë do të mund t’ju shërbej qytetarëve tanë dhe mire të përballet me koronavirusin”, ka shkruar Filipçe.

Ai shton se kulmi i epidemisë Akoma nuk ka mbërrit, andaj është e nevojshme që të jemi të disiplinuar dhe ti përcjellim rekomandimet dhe masat e Qeverisë.

Restorant Lumare