Filipçe informon për tre pacientët e ri me koronavirus: Një pacient nga Shkupi dhe një çift bashkëshortor


Deri në orën 12 numri i pacientëve në Maqedoni është rritur në 26, tha ministri Venko Filiçe.

“Në mëngjes janë testuar dhjetë, pozitive janë testet e tre pacientëve që janë testuar në Zhan Mitrev.

Edhe sot në ISHP, i bëmë teste kontrolle dhe konfirmuan rezultatin. Bëhet fjalë për pacient nga Shkupi, kontakte e tij janë mapuar. Një çift bashkëshortor, që ka qëndruar jashtë vendit, ka ardhur këtu para një jave,. Një anëtare i familjes i ka dërguar materiale. I pari është në klinikën infektive, çifti bashkëshortor janë në shërim shtëpiak., më pas do të sillen në Klinikë. Këtë mëngjes ka pasur edhe një paciente, e cila ka ardhur nga Holanda, sot janë kontakte që ka ardhur ajo. 17 pacientë janë në Shkup nëntë janë në Dibër”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe.

Ai tha se mënyra e vetme për të tejkaluar këtë situatë është sjellja e përgjegjshme.

Baby Boo