Filipçe: Gjendja në vend është stabile, deri në fund të javës takim me KSI-në për masat eventuale


Gjendja momentale në vend është stabile dhe nuk ka rritje të kontrolleve nëpër spitalet e vendit të cilat janë të ndërlidhura me koronavirusin. Kështu deklaroi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe i cili njëherit paralajëmroi se deri në fund të javës do të realizohet një takim me Komisionin për Sëmundje Infektive (KSI) për të shqyrtuar masat restriktive eventuale.

“Katër pacientët, u konfirmuan se janë të infektuar me variantin dellta, njëri nga këta pacientë është më fotografi më të rëndë klinike. Pjesa më e madhe e qendrave Kovid veçmë janë mbyllur. Deri në fund të kësaj jave do të takohemi me KSI-në dhe do të shqyrtojmë nëse kjo situatë ka nevojë për masa restriktive. Megjithatë përkujtoj edhe njëherë për rëndësinë e vaksinimit të popullatës”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Baby Boo