Filipçe: Gjatë javës kryeministri Spasovski do të testohet për Covid-19


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se gjendja shëndetësore e të gjithë funksionarëve të qeverisë që kanë qenë në kontakt me kreun e komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski i cili është pozitiv në Covid-19, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se këtë javë pritet të testohet kryeministri Oliver Spasovski.

“Kemi qenë në rrezik të ndryshëm të gjithë, mendoj se duhet të bëj test kryeministri gjatë kësaj jave, presim që të kalojnë minimumi 7 ditë, pastaj do të ndjekim propozimet e epidemiologëve varësisht prej gjendjes tonë shëndetësore.Për momentin të gjithë jemi nl gjendje të mirë shëndetësore, pa asnjë simptomë”, pohoi Filipçe.

Baby Boo