Filipçe: Gëzon fakti që çdo ditë kemi pacientë që shërohen nga korona virusi


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në video konferencën e sotme për media, tha se gëzon fakti që çdo ditë ka pacientë të ri që shërohen nga korona virusi. Ai tha se sot janë shëruar 18 persona, prej të cilëve 13 kanë qenë në spital dhe pesë prej tyre kanë qenë në mjekim shtëpiak. Me këtë, numri i të shëruarve ka shkuar në 139, tha Filipçe.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar në vendin tonë është 1117, përkatësisht 929 raste aktive. Në 24 orët e kaluar janë bërë 437 testime dhe me këtë nga fillimi i epidemisë janë bërë gjithsej 10.859 testime. Me këtë numër, jemi në vendin e dytë në rajon sipas numrin të testeve të realizuara në 1 milion banorë”, deklaroi Filipçe.

Ai tha se, që nga java e ardhshme do të vendosen në funksion edhe dy laboratorë në AShAM dhe Intstitutin për Mjekësi Ligjore.

Ministri i Shëndetësisë informoi sot se, ka realizuar një bisedë me ambasadorin francez në Shkup, Kristijan Timonie, në lidhje me mbështetjen në vlerë prej 5 mijë euro të Klinikës Gjinekologjike, përmes organizatë “Proekt Houp”, si maska, veshje mbrojtëse dhe veshmbathje. Ndërkohë, në bisedat e zhvilluara me ambasadoren amerikane, Kejt Meri Burns, si mbledhjen e organizuar nga OBSh, janë shkëmbyer mendime dhe qëndrime në lidhje me atë se si janë vendosur sistemet shëndetësore dhe si janë planet më tej.

“Është i përbashkët konkludimi se, kjo sëmundje, edhe pas pikut të pacientëve, do të vazhdoj të ekzistoj dhe nuk do të kemi mundësi ta eliminojmë dhe me shumë gjasa do të duhet të ketë pjesë të posaçme të sistemit shëndetësorë dedikuar për pacientë që do të jenë pozitiv me COVID-19 dhe të pacientëve që nuk do të jenë, ndërsa me qëllim që të planifikohen kapacitete”, tha Filipçe.

Ai po ashtu, ka informuar se nga java e ardhshme do të fillojnë me testimet serologjike në shtëpitë e pleqve, me qëllim që të bëhet vlerësim më i mirë i gjendjes së tyre.

Baby Boo