Filipçe: Gati çertifikatat e vaksinimit sipas rekomandimeve të BE-së


Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një intervistë për Tv Sitel, ka theksuar se vendi ynë tashmë e ka gati certifikatën, sipas rekomandimeve të BE-së, me kod të posacëm që do t`u shërbejë qytetarëve që të udhëtojnë në Greqi, kur autoritetet në Athinë do ta miratojnë vendimin zyrtar.

Sipas paralajmërimeve që Ministri Filipçe i ka marrë nga Ministri grek për Turizëm Teoharis, kjo pritet të ndodh më 14 Maj. Përvec certifikatës për vaksinim, qytetarët që nuk janë vaksinuar do të mund të udhëtojnë në Greqi edhe me test negativ PCR.

“Ajo që duhet të kërkohet gjatë kalimit të kufirit është certifikata për vaksinën e pranuar, për cka kemi bërë gati një të tillë me kod të posacëm, që do të jetë I pranuar në të gjitha vendkalimet kufitare. Certifikata është gati dhe në fillim të javës së ardhshme do t`u jepet të gjithë personave që janë rivaksinuar. Nëse qytetarët nuk janë të vaksinuar, kushti tjetër do të jetë testi negativ PCR” – ka deklaruar Ministri Filipçe.

Baby Boo