Filipçe: Familja e Vericës shpëtoi tre jetë, do t’ua zgjidhim problemin me punësimin


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi në rrjetet sociale se sot ka takuar familjen e Vericës, vajza e re që humbi jetën tr*agjikisht, por prindërit e së cilës vendosën të dhuronin organet e saj.

“Ky akt ka shpëtuar tre jetë deri më tani. Unë isha i nderuar të takoja këta njerëz, madhështia dhe altruizmi i të cilëve më lënë pa fjalë. Në emër të Qeverisë dhe në emrin tim, unë u premtova atyre se do të merrnin mbështetjen e plotë në zgjidhjen e problemit të punësimit që kanë dhe edhe një herë i falënderova nga zemra për gjestin e tyre vetëmohues”, shkroi ministri pas takimit.
Më herët, Filipçe vizitoi gjithashtu Ile Strezovskin, të cilit iu bë transplantimi i zemrës.
Sipas ministrit, Ile Strezovski, që e mori zemrën e Vericës, ngadalë po shërohet

Baby Boo