Filipçe: E gjithë familja nga Shkupi me koronavirus, mes tyre edhe një fëmijë dy vjeçarë


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe konfirmoi se një familje nga Shkupi është e prekur me koronavirus pozitivisht, ku mes tyre është edhe një fëmijë dy vjeçarë.

Një anëtar i familjes ka qenë në kontakt me një person të diagnostifikuar me koronavirus.

“Ka një familje në Shkup, që të gjithë janë pozitiv me Covid-19, mes tyre edhe një fëmijë dy vjeçarë. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe janë në kurim shtëpiak”, theksoi Filipçe./TV21

Baby Boo